Drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 29 persona, korrierë dhe tregtarë të bandës

Shqipëria

Drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 29 persona, korrierë dhe tregtarë të bandës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Një rrjet i trafikut të drogës është shkatërruar në Itali. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria dhe më pas nëpërmjet korrierëve e tregtarëve shpërndahej nëpër qytete.

29 persona u arrestuan në total, por vetëm 7 u lanë në burg nga Gjykata. 10 të tjerë përfunduan arrest shtëpie, 3 të ndaluar dhe 5 detyrime paraqitje.

U kontrolluan 20 shtëpi në Frosinone dhe komunat përreth, nga policët me ndihmë edhe të qenve antidrogë dhe helikopterëve.

Nga të arrestuarit rezulton se 3 ishin shqiptarë, saktësisht Artan Çela, Gualjot Isaj dhe Olsijon Koka. Të tjerët ishin italianë e marokenë.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Ivano Lanzone, 41 vjeç nga Castrovillari

Artan Çela, 46 shqiptar, nga Frosinone

Gualjot Isaj, 38 shqiptar nga Frosinone

Francesco Marcoçia, 36 nga Frosinone

Giovanni De Luca, 50 nga Frosinone

Loris Iannoni, 31 nga Supino

Mariannina Micera, 66 nga Frosinone

Rachid Nadif, 41 maroken nga Frosinone

Davide Mulazzi, 29 nga Roma

AdrianoBattista, 41 nga Fondi

Ivan Cupido, 21 nga Frosinone

Olsjion Koka, 35 shqiptar nga Frosinone

Roberto Ciotoli, 28 nga Frosinone

Stefano Marini, 24 nga Frosinone

Mattia Nobili, 29 nga Torrice

Mariano Tiberia, 31 nga Frosinone

Gianluca Arduini, 40 nga Torrice

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat