Kush është turisti shqiptaro-amerikan që mori sot plumb aksidentalisht

Shqipëria

Kush është turisti shqiptaro-amerikan që mori sot plumb aksidentalisht

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

20 plumba janë zbrazur në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Mësohet se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar.

Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat