Mbërrin avioni i parë me 200 turistë rusë në aeroportin "Nënë Tereza"

Shqipëria

Mbërrin avioni i parë me 200 turistë rusë në aeroportin "Nënë Tereza"

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 00:28
Foto nga aeroporti

Avioni i parë me turistë nga Moska në Tiranë ka zbritur mbrëmjen e sotme në aeroportin "Nënë Tereza."

Ceremonia u zhvillua drejtpërdrejt në aeroportin "Nënë Tereza."

Falë përpjekjeve të përbashkëta të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri dhe diplomatëve në Moskë u arrit mundësia që rreth 200 turistë rusë të mbërrinin në Tiranë  për të pushuar.

Ky avion do të japë një impuls të ri jo vetëm të zhvillimit të lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë por edhe në fushat e tjera ku ka interesa të përbashkëta.

Mbërritja e këtij avioni u arrit nga përpjekjet e qeverisë shqiptare që krijoi kushtet. Turistët rusë do të shijojnë motin, detin dhe  ushqimet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat