Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon çfarë ka ndodhur me biznesmenin e njohur në Vlorë

Shqipëria

Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon çfarë ka ndodhur me biznesmenin e njohur në Vlorë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:12
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha zbuloi sot në ABC se Edison Begaj i cili u arrestua nga RENEA në Vlorë, disa ditë më parë është lënë i lirë nga gjykata.Begaj u arrestua në lokalin e tij në Vlorë.

Hoxha tha se gjykata e ka liruar me pretekstin se është i plagosur dhe ka probleme shëndetësore, duke i dhënë masën “arrest shtëpie”.

“Një muaj më mbrapa ky u kap në lokalin e tij në Lungomare i armatosur. U arrestua.  Ky personi u lirua, u çua në arrest shtëpie nga gjykata. Pse gjykata e Vlorës liron një person që është kapur i armatosur? E liroi me motivin që është i plagosur nga ngjarja e parë. Çfarë të bëjë një polic lokal i Vlorës. Si mendoni se një efektiv i policisë së Vlorës ka më kurajo të shkojë dhe të bëjë veprime. Kur e kap RENEA dhe gjykata e liron.

Rene vajti në disa lokale të piketuara për të dhënë mesazh. Ka një javë që ka rënë intensiteti. Në këto gjashtë qytetet kryesore nuk kemi pasur gjatë kësaj kohe. Vetëm dalja e tyre dha një lloj efekti. Edhe atë që kapi Rena e liroi gjykata. Ai personi që u kap i armatosur që u bë atentati para një muaji e liroi gjykata. Është e pamjaftueshme për të luftuar në këtë mënyrë krimin e organizuar. Shqipërisë në këtë kohë i dyfishohet popullata. Në këto momente jemi të detyruar që të mbajmë rendin dhe sigurinë,” u shpreh Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat