Iu kundërpërgjigj me pistoletë vëllezërve nga Tepelena, ja çfarë ndodhi me biznesmenin në Sarandë

Shqipëria

Iu kundërpërgjigj me pistoletë vëllezërve nga Tepelena, ja çfarë ndodhi me biznesmenin në Sarandë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:49
Spiro Iljadhi

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit në Sarandë i cili mbeti i plagosur mëngjesin e djeshëm është ndaluar nga policia.

Sipas policisë 35-vjeçari, Spiro Iljadhi u përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë. Si pasojë e përplasjes me armë zjarri , i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, 33-vjeçari Mario Jani.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ndërkohë më herët policia ka arrestuar 33-vjeçarin, Redjan Jaderi pasi akuzohet se është një nga autorët që mori pjesë në plagosjen e biznesmenit. Sakaq në kërkim janë edhe dy vëllezërit Andrea Caushi dhe Visi Caushi, të cilët gjithashtu akuzohen për plagosjen e 35-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Informacion-Ndalohet pronari i lokalit, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat