Integrimi/ Artan Fuga: Roli i ndërkombëtarëve? Bëjnë kujdes që mos të ketë shkarje drejt populizmit

Shqipëria

Integrimi/ Artan Fuga: Roli i ndërkombëtarëve? Bëjnë kujdes që mos të ketë shkarje drejt populizmit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 22:37
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë të situatës në vend, që nga procesi i integrimit dhe roli i aleatëve të Shqipërisë për të ndihmuar në këtë proces.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’, Fuga tha se ndërkombëtarët bëjnë kujdes që në Shqipëri mos të ketë shkarje drejt populizmit, që mund të bënte që jeta sociale në këtë vend të rrëshqiste nga kontrolli i politikës së ndërgjegjshëm.

“Sa herë që afrohen zgjedhjet, ka tensione sociale, apo braktisje parlamenti. Ka ardhur një moment që opinioni publik pyet se si do të bëhet kjo punë. Ka ardhur një brez, 30-vjeçar, që është rritur me mentalitet tjetër. Dhe thotë; Stop! Politika nuk është nëna parti! Tek kjo pjesë e popullsisë që sot mund të jetë 60% e popullsisë nuk është më ky koncept, që se pranon më politizimin dhe s’do që politikani të jetë qenie e privilegjuar apo arbitrar dhe urdhërues. Nuk pranon më që mbi drejtësinë e tij, mbi emancipimin të vijë diskursi politik. Jam në kontakt me shtresa të këtyre moshave, dhe endjen refuzimin e politikës. Në këtë moment kjo pjesë e popullsisë thotë; po ndërkombëtarët çfarë bëjnë?! Nëse Shqipëria 1 vit apo dy vite më parë kishte kaq kushte nga BE, sot pas një viti, përkundrazi janë përkeqësuar shumë parametra, nuk flitet më për kushtet, por për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe s’ka të bëjë me zhvillimet demokratike brenda vendit. Dhe opinioni publik thotë; cili është qëndrimi. Nga kjo pikëpamje opinioni publik, i ka sytë nga partnerët ndërkombëtarë duke pritur prej tyre qëndrime transparente, të forta që ta bëjnë sistemin politik që të funksionojë nga brenda.

Mendoj që investimi i tyre është në tre fusha, (I ndërkombëtarëve). Ata do të dëshironin dhe se vë në dyshim që Shqipëria mos të rrëshkiste në tirani dhe diktaturë. Edhe për shkak të vlerave të demokracive por dhe për faktin se një shoqëri shqiptare që rrëshket në diktaturë dhe autoritarizëm, është një pengesë për hapjen e saj ndaj politikave perëndimore. Aleatët perëndimor dhe amerikanë do të kenë parapëlqimet e tyre duke investuar atje ku ndjejnë më shumë siguri. Mendoj unë, shikoj që ata bëjnë kujdes që mos të ketë shkarje drejt populizmit, që mund të bënte që jeta sociale në Shqipëri të rrëshqiste nga kontrolli i politikës së ndërgjegjshëm, pavarësisht të metave. A mund të hyjnë këto ekuilibra në konflikt? Patjetër! Një lloj defekti demokratik mund të shpërthejë në lëvizje populiste. Në çdo element është i tillë që duhet të akomodohet dhe t’ju lëshojë vend elementëve të tjerë, mund të krijojë pakënqësira. Disa mund të thonë se si është e mundur që të mbyllen sytë nga shkeljet demokratike dhe ka të tjerë që mbajnë më shumë një prioritet tjetër. Kjo është vorbulla në të cilën lëviz opinioni publik shqiptar dhe me moskuptime. Për herë të parë ka adresim i një vështrimi drejt partnerëve ndërkombëtarë për të thënë që ndoshta ka ardhur një moment që të abdetohet një model demokracie të zhvilluar.”, tha Fuga.

Mes të tjerash ai komentoi edhe reagimet e tij të shpeshta në rrjetet sociale, ku sjell në fokus individin e thjeshtë.

“Kur bëjë këto vëzhgime, si kam pa qëllim. Nuk lidhen aq shumë me faktin se kam lëvizur. Unë dua që me ato mesazhe dhe falë mediave tuaj të tregojë që media një sy duhet ta ketë përtej Tiranës, përtej politikës, tek njeriu konkret, i cili është i rëndësishëm.”, -pohoi ai.

Akademiku tha se më të pakënaqurit ikin nga vendi, ndërsa ata që e pësojnë janë ata që qëndrojnë.

“Të gjithë të pakënaqurit ikin nga vendi. Ata që ikin, dobësojnë opinionin publik. Që do të thotë që qeverisjet, siç është kjo e sotmja nuk ndodhet në presion të opinionit dhe e gjitha bie tek ata që rrinë. Ajo që e paguan këtë kosto financiare janë vendasit, kur vijnë emigrantët. Fatkeq është pjesa që rri. Politika nuk është e interesuar. Kapitalin shqiptar e ndajë në 3-4 grupe. E para është sipërmarrja e madhe që përfiton nga ky sistem në 3 pika. Është sipërmarrje grosiste dhe më pak prodhuese dhe është në shërbim dhe tregti, që do të thotë se sa më pak të prodhojë Shqipëria, aq më shumë rrit fitimin grosisti. Një pjesë e madhe është e lidhur me tenderimin dhe PPP. Kapitali shqiptar nuk është industrializimi i shekullit të XVIII. Më pas është mikrosipermarrja, që i quaj një lloj mbijetese për shumë familje. Për ne shqiptarët shekulli i XXI ka mbaruar. Ne me këtë model do të vazhdojmë. Edhe sikur të ndërmarrim reforma, do të duhet kohë. Ne kështu siç po ecim dhe siç duket në horizont deri në vitet 50-60 të këtij shekulli do të jemi kështu. Ne e kemi paracaktuar kështu gjysmën e shekullit, por unë mendoj më shumë.”, -përfundoi Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat