"Është një justifikim i çastit…", Nesho tregon çfarë fshihet pas vetos bullgare: Nuk janë plotësuar kushtet

Shqipëria

"Është një justifikim i çastit…", Nesho tregon çfarë fshihet pas vetos bullgare: Nuk janë plotësuar kushtet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:04
Agim Nesho

Shtyrja për të disatën herë e hapjes së negociatave me BE por e bën gjithnjë e më të largët ëndrrën europiane.

Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në Ora News me gazetaren Matilda Mcini e sheh ngecjen e këtij procesi më shumë të lidhur me mosplotësimin e detyrimeve të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut sesa me veton bullgare ndaj kësaj të fundit.

Nesho: Bashkimi me BE duket i pamundur  dhe problemet nuk duhet ti gjejmë në cilësitë e vendeve të tjera apo se çfarë shikojnë ata te ne por duhet ti shikojmë me Shqipërinë dhe qeverisjen e saj. Problematika më e madhe e evidentuar  deri tani ka qenë mosplotësimi i kushteve. Janë 15 kushte nga të cilat vetëm 2 janë realizuar si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata  e Lartë.

Ai nuk mohon as faktin se vendet anëtare të BE-së po "luajnë" ping-pong me procesin e zgjerimit të Unionit.

Nesho: Sigurisht që ka, nuk dalin të njëjtat vende ose për të njëjtat probleme. Ka një politikë të karrotës dhe shkopit, në disa raste përpiqen të tregojnë se rajoni i përket perspektivës europiane, por nga ana tjetër indirekt me një gjuhë diplomatike tregojnë se ju nuk plotësoni kriteret. Ajo që është më e rëndësishme për BE dhe në gjithë procesin e integrimit të vendeve të tjera në familjen europiane, tashmë është shprehur qartë, sidomos për rajonin tonë, që është meritokracia.

Në rastet kur ne na bashkojnë me të tjerë ose kur thonë ju keni plotësuar kriteret dhe kushtet por ne ju kemi bashkuar me Maqedoninë e Veriut, mendoj se ky është një justifikim i çastit por thelbi dhe esenca e gjërave është se Shqipëria është larg atyre standardeve.Mendojmë për një rast si Shqipëria me probleme shumë të mprehta si të korrupsionit, të krimit të lidhur me politikën, të kapjes së shtetit, të mosfunksionimit të institucioneve, mospasjen e një balance, bashkohet në një familje europiane me të tjera vlera dhe principe.

Nëse ata nuk thonë një jo siç e kanë thënë gjatë gjithë këtyre kohëve ka një përceptim tjetër për rrezikun që mund të paraqesin këto rajone nga vetë kushtet e zhvillimit të sistemeve jodemokratike autokrate, të cilët janë të prirur që të bashkëpunojnë me fuqi të tjera joeuropiane ose jashtë kuadrit të bashkëpunimit europian.Në këtë kuptim edhe gjuha diplomatike është më pozitive, më afruese por në thelb është çështje parimore që BE nuk të pranon për arsye të problematikës së gjerë që ka krijuar vetë vendi jonë.

Ne kemi një fatkeqësi, pavarësësisht se kjo është një nga çështjet kryesore që duhet të sensibizilonte opinionin publik në Shqipëri ashtu si shumë çështje të tjera si procesi i zgjeshjeve, funksionimi i institucioneve që bëjnë të mundur atë kontratë që populli ka bërë me qeverinë e tij, duket se populli shqiptar akoma është inert, nuk kërkon llogari deri në fund për një perspektivë që jo vetëm po vonohet por në shumë raste mund të përfundojë dhe një rrugë që mund të mos konkludohet kurrë.

Deri tani po shikojmë vullnetin e e vendeve të përëndimit të cilat kërkojnë që këto vende dhe ky rajon të jetë pjesë e plotë e hapësirës europiane dhe të mos ketë tentativa për të krijuar të ashtuquajturat "vrima të zeza" të influencave të huaja por edhe me prishjen e arkitekturës së mbrojtjes europiane ose të influencave të tjera të ndryshme.

Pretendimet e Bullgarisë nuk i sheh si një çështje esenciale të saj, duke argumentuar se nëse do të ishte e tillë do të ishte ngritur që në 2005 kur Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat dhe jo tani.

Nesho: Nuk mendoj që është një çështje thelbësore pretendimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, po të ishin të tilla do të kishin filluar që në dhjetor 2005 kur Maqedonia mori statusin e vendet kandidat. Nuk është shtruar asnjëherë, ka dalë vetëm kohët e fundit duke treguar se vetë Bullgaria nuk e ka çështje esenciale dhe nuk është një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve. Së dyti, Bullgaria nuk është nga ato vende udhëheqëse të BE e cila mund të influencojë me një vendimmarrje të tillë që të prishë unitetin e Unionit. Këtu nuk janë arritur ato kritere dhe standarde që i mundësojnë këto vende të fillojnë hapjen e negociatave si vend kandidat, jemi shumë larg. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë fenomene të shtetit të kapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat