Si lindi konflikti mes dy familjeve në Velipojë? Gazetari nxjerr prapaskenat nga krimi që tronditi vendin

Shqipëria

Si lindi konflikti mes dy familjeve në Velipojë? Gazetari nxjerr prapaskenat nga krimi që tronditi vendin

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:02
Senad Nikshiqi

Gazetari Senad Nikshiqi në një lidhje sot për emisionin ‘Pikat mbi i’ bëri publike detaje të reja nga konflikti në Velipojë ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Ai tha se konfrontimet për hapësirat publike për vendosjen e shezloneve në plazhin e Velipojës janë ashpërsuar gjatë 2-3 viteve të fundit.

Nekshiqi bëri të ditur se këtë vit hapësirën për çadrat do ta merrte familja Ferracaku, por familja Gocaj vazhdonte t’i mbante sipas ndarjes së vitit të kaluar.

“Ngjarja është e rëndë dhe pothuajse pjesa më e madhe e pushuesve e kanë mësuar këtë ngjarje që ka sjellë tronditje për ta. Tek turistët e huaj normalisht që ka ndikuar.

Kam folur me babain e dy djemve të vrarë menjëherë pas ngjarjes, por gjatë ditës së sotme kam folur me pronarin e një tjetër hoteli këtu në Velipojë, Vasil Vasili, i cili thotë se për 5 vite me radhë ka rritur të marrë shezlone, ndërsa këtë vit nuk ka marrë, duke u skualifikuar pa arsye.

Hotel Fantazia, ku është njëra palë pronarët Ferracakët, këtë vit e kanë fituar ata të drejtën për vendosjen e shezloneve. Ajo që është problematike është se pjesa më e madhe e operatorëve i vendosin çadrat pa u mbyllur aplikimet. Familja Gocaj i ka vendosur shezlonet ku i ka pasur vitin e kaluar, ndërsa këtë vit i ka marrë familja Ferracaku. Familja Gocaj ka pritur që shteti ta ndante deri në fund.

Problemet në plazhin e Velipojës, sherret, konfrontimet kanë kohë, 2-3 vite që janë ashpërsuar, duke arritur deri në këtë ngjarje të rëndë. Shpresoj që mos të kemi të tjera”, raportoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat