Zjarri në Velipojë, gabim njerëzor/ Inspektorati teknik sqaron për rrjedhjen e gazit. Nga flakët u plagos nëna me 3 fëmijë

Shqipëria

Zjarri në Velipojë, gabim njerëzor/ Inspektorati teknik sqaron për rrjedhjen e gazit. Nga flakët u plagos nëna me 3 fëmijë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:17
Fiqiret Kovaçi

Shpërthimi i gazit dhe plagosja rëndë e 4 anëtarëve të familjes Gjoka në Velipojë, ditën e dielë, tronditi shumë thellë opinionin. Secili nga ne po I bën pyetjen vetes, se sa të sigurtë jemi në lidhje me konsumin e gazit dhe çfarë këshillash të kemi parasysh. Për këtë arsye kemi ardhur tek Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Fiqiret Kovaçi, Kreu, ISHTI: Familja Gjoka erdhi një natë përpara nga Italia dhe po përgatiteshin të hapnin hotelin. Dhe mesa duket kanë mbushur bombolat që t’i kenë gati. Fatkeqësisht bombolat janë njëpërdorimshme, bombola që përdoren për kamping dhe jo më shumë se njëherë. Familja nuk duhet t’I përdorte ato bombola në ambiente të mbyllura.

Sipas vëzhgimit tonë kanë qenë 6 bombola në nje dhomë. Nga këto 5 bombola kampingu dhe një bombol 15 litërshe. Sipas inspektimeve tona rezulton që asnjë bombol nuk ka shpërthyer. Por ka shpërthyer ambienti I cili ngopet me gaz të lëngshëm dhe bashkuar me oksigjenin mjafton një shkëndijë e vogël nga ndezja e një drite apo një shkëndijë zjarri, dhe ajo eksplodon.

Në rastin konkret në bazë të informacioneve që kemi ne, policia dhe prokuroria, rezulton që është një gabim njerëzor.

Gazetarja – Zonja kur hyri në këtë dhomën e mbyllur ku gjenden 6 bombola të mbushura më gaz që ka rrjedhur gjithë kohën, nuk e ndjeu erën?

Unë nuk jam mjek, por ka raste që njerëzit kanë humbur nuhatjen për shkak të Covidit, ose ajo e ka nënvleftësuar duke patur parasysh, që bombolat ishin mbushur një ditë më parë. Por gjithsesi kur them, që ky është një gabim njerëzor, nuk dua ta shmang ISHTI-në nga përgjegjësitë. Por Inspektorati bën kontrolle të vazhdueshme nëpër pikat e tregtimit të gazit.

Konsumatorët duhet të kenë parasysh vetëm këtë gjë. Nuk duhet të blejmë gaz dokudo. Duhet të blejmë gaz vetëm në pikat e certifikuara. Ne po hetojmë se ku janë mbushur këto bombola. Nëse rezulton se janë mbushur në një pikë, ndaj asaj pike do të merren masa ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat