Me shpejtësi “rrufe” në Sauk, për 3 orë monitorim me radar, “rrugorja” heq 5 patenta

Shqipëria

Me shpejtësi “rrufe” në Sauk, për 3 orë monitorim me radar, “rrugorja” heq 5 patenta

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tiranë – Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e pandërprerë me Radar   për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane, në të gjithë vendin, përsëri konstatohen shkelje të shumta në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara e manovrat e rrezikshme në rrugë, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Për 3 orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri në 175 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën.

Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat