Familja për nënën që humbi jetën pas lindjes: U shemb në dysheme, rrugës për në spital mbaroi ...

Shqipëria

Familja për nënën që humbi jetën pas lindjes: U shemb në dysheme, rrugës për në spital mbaroi ...

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar lidhur mbi vdekjen ditën e djeshme në qytetin e Durrësit të një 29 vjeçare, e  cila ndërroi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

E ndjera, Ardita Muça, kishte vetëm një ditë që kishte lënë maternitetin.

Ajo ndërroi jetë paraditen e së hënës, ndërsa ishte duke pirë ujë.

Familjarët e saj kanë ngritur akuza ndaj mjekëve për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa kanë bërë edhe një kallëzim në polici.

Sipas të dhënave më të fundit, e reja ka sjellë fëmijën e dytë në Spitalin e Durrësit më datë 30 qershor.

Ajo solli në jetë foshnjen e saj me operacion cezarian.

Vetëm pas katër ditësh qëndrimi, e reja ka lënë spitalin.

Sipas familjarëve të saj, ditën e djeshme pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë, është shembur në dysheme.

Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili mundi ta sillte përkohësisht në jetë.

Të afërmit tregojnë që ambulanca mbërriti me vonesë dhe pa pajisjet e duhura.

Sipas tyre ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, kjo pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë.

Më vonë erdhi mjeku.

Ata kanë shtuar më tej se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre.

Por mjekët u kishin thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen.

“E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.

Njoftimi i Policise se Durrësit

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat