Qytetarët nuk braktisin detin, me çadra në duar frekuentojnë pjesët “pikante” të Adriatikut

Shqipëria

Qytetarët nuk braktisin detin, me çadra në duar frekuentojnë pjesët “pikante” të Adriatikut

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:21
Foto

Edhe pse kjo e diel është mbizotëruar nga reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit, qytetarët, nuk e kanë braktisur bregdetin.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen grupe njerëzish duke përshkruar bregdetin e Adriatikut. Me çadra në duar, ata shihen teksa shëtisin përgjatë rërës.

Në fotot në fjalë, qielli duket i gjithi gri nga “kapriçot” e motit.

Pista që të dërgon në mes të detit, është frekuentuar nga shumë pushues në këtë ditë të fundit të javës.

Ndërsa shezlonget, “vuajnë” nga prania e njerëzve. Sakaq, në një lidhje direkte për “News 24”, sinoptikantja Lajda Porja, tha se stuhia pritet të përfundojë brenda mbrëmjes së sotme, ndërsa shpejt, vendin do ia lë diellit dhe temperaturave që do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat