Humbën në pyllin e Llogarasë, çfarë ndodhi me fatin e dy turistëve të huaj

Shqipëria

Humbën në pyllin e Llogarasë, çfarë ndodhi me fatin e dy turistëve të huaj

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 08:30
Ilustrim

Policia e Vlorës ju ka ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj, të cilat kishin humbur rrugën në një zonë të thellë në Llogara.

Sipas bluve të Vlorës, një shtetas francez dhe një shtetase australiane kishin humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara, por janë gjetur pas 14 orësh kërkime.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja, një shtetas francez dhe një shtetase australiane duke eksploruar zonat malore në Llogara, kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Zonave të Mbrojtura dhe shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre, në rrugë tokësore dhe detare. Pas 14 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e tyre rreth 2.5 Km në vijë ajrore larg gjirit të “Gramës”.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportohen në stacionin e Policisë Orikum.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat