Ishin shpallur në kërkim për ‘kultivim të lëndëve narkotike’, Policia arreston babain dhe dy djemtë në Nikël

Shqipëria

Ishin shpallur në kërkim për ‘kultivim të lëndëve narkotike’, Policia arreston babain dhe dy djemtë në Nikël

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:28
Pamje nga arrestimi

4 persona janë arrestuar pas një aksioni të Policisë së Krujës, pasi dyshohet se kanë mbjellë një parcelë me kanabis në zonën e bregut të lumit Zezë. Në mesin e të arrestuarve janë babai dhe dy djemtë e tij si dhe një 30 -vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Personat e arrestuar janë Kujtim, Fatjon dhe Fatjol Sala si dhe Nuri Zaja.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga shërbimet e Policisë Krujë për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Ndalohen 4 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e ti), dhe N. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mukje, Krujë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjellur me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat