Detajet/ Familja po e priste në shtëpi për të kaluar pushimet, shqiptari vdiq në mënyrë misterioze

Shqipëria

Detajet/ Familja po e priste në shtëpi për të kaluar pushimet, shqiptari vdiq në mënyrë misterioze

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:20
Itali

Pasditen e djeshme në Ferrera në Itali është gjendur i pajetë 38-vjeçari shqiptar në rrethana misterioze poshtë shtëpisë së tij. M.K., babai dy fëmijëve, punonte si murator dhe prej vitesh jetonte në Itali.

Mediet lokale raportojnë se Gjini u gjet pa shenja jete, i shtrirë në rrugë pak para shtëpisë së tij. Ai u gjet nga kalimtarët të cilët lajmëruan menjëherë ambulancën dhe policinë, ku kjo e fundit nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Fillimisht u raportua se 38-vjeçari mund të kishte rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së tij, ose nga përplasja e ndonjë makine, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti motra dhe kushëriri me të cilin punonte, të cilët thanë se ai po shkonte në shtëpi për të bërë gati valixhet, pasi do të vinte në Shqipëri për të kaluar pushimet me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat