Ditët e fundit të korrikut ‘goditen’ nga i nxehti afrikan, qytetet me temperatura mbi 42 gradë celsius

Shqipëria

Ditët e fundit të korrikut ‘goditen’ nga i nxehti afrikan, qytetet me temperatura mbi 42 gradë celsius

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta me vlera 41 dhe 42 gradë celsius do të shoqërojnë ditët e fundit të muajit korrik. Sinoptikanët paralajmërojnë se duke nisur nga dita e hënë, një valë e nxehtë nga veriu i Afrikës do të godasë sërish vendin dhe temperaturat do të shënojnë mbi 42 gradë celsius.

“Duke filluar nga dita e hënë deri në fundin e muajit korrik, do të kemi temperatura mesatarisht 40 deri në 42 gradë celcius dhe lagështira e bën që këto temperatura të ndihen edhe 6 apo 7 gradë më të larta sesa vlerat që ato shënojnë, të matura në hije sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë”, – tha për Tv Klan meteorologia Adiola Bani.

Veriu i vendit dhe zona qendrore do të jenë më të prekurat nga vala e të nxehtit. Kështu, sipas Banit, zonat më të nxehta parashikohen Kopliku në Shkodër, Tirana, Elbasani, Belshi, Cërriku, ku pritet që vlera 41 gradë celcius të tejkalohet. Edhe më në jug, Berati dhe Gjirokastra pritet që të shënojnë vlerat më të larta termike.

Temperaturat ekstremisht të larta shtojnë edhe rrezikun e zjarreve në pyje. Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron se qarqet më të rrezikuara janë ai i Fierit dhe i Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat