Rama: Punimet në kantierin e lagjes së Rilindjes në Fushë Krujë janë në fazën finale

Shqipëria

Rama: Punimet në kantierin e lagjes së Rilindjes në Fushë Krujë janë në fazën finale

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 08:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama njofton se punimet në kantierin e lagjes së Rilindjes në Fushë Krujës kanë hyrë në fazën finale.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se për Krishtlindje, pallatet si edhe infrastruktura publike do të jenë të përfunduara.

“Mirë mëngjes dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat