Sondazhi: Ky do të jetë politikani shqiptar i radhës që do të shpallet “Non Grata” nga SHBA

Shqipëria

Sondazhi: Ky do të jetë politikani shqiptar i radhës që do të shpallet “Non Grata” nga SHBA

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të marrë masa ndaj të gjithë të korruptuarve dhe veçanërisht ndaj atyre që ata i cilësojnë si rrezik për sigurinë kombëtare. Një ndër këta emra në vendin tonë është ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur i padëshiruar nga SHBA.

Por ajo që bie në sy është se ai nuk është i vetmi, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar të tjerë emra.

Përballë zhvillimeve të forta që priten në vijim, “Sot News” zhvilloi një sondazh ku pyetja ishte se kush do të jetë politikani i radhës që do të marrë statusin "Non Grata" nga SHBA?

Nga 7207 qytetarë që morën pjesë në sondazh, 80 % e tyre mendojnë se emri i radhës që do të fundoset nga SHBA është presidenti Ilir Meta.

Vetëm 12 % e qytetarëve mendojnë se do të jetë kryeministri Rama dhe 8 % e tyre besojnë se do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat