Dervishaj: Raporti i ODIHR për zgjedhjet kambanë alarmi

Shqipëria

Dervishaj: Raporti i ODIHR për zgjedhjet kambanë alarmi

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:28
Bledar Dervishaj

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj në një intervistë në Top News shprehet se se raporti më i fundit i OSBE/ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ishte një kambanë alarmi për demokracinë në Shqipëri.

Sipas tij, SPAK duhet të nisë hetimet për shitblerjen e votës, apo për ato konkluzione të nxjerra nga ndërkombëtarët siç keqpërdorimi i fondeve publike apo dhe angazhimi i adminsitratës publike në fushatën e PS-së.

“Njerëzit e përfshirë duhen vënë përpara përgjegjësisë, sepse publiku duhet të marri sinjalin që çdokush që shet apo përpiqet të blejë vullnetin e qytetarëve dhe ta transformojë atë në një mandat të pamerituar do duhet të ndëshkohet shpejt dhe njëkohësisht do duhet të humbasë edhe mandatin të cilin e ka marrë në mënyrë të padrejtë. Një çështje tjetër problematike, edhe kjo duhet ndjekur penalisht, kemi përdorimin e administratës publike apo të burimeve të ndryshme shtetërore në funksion të konkurrimit politik”, thekson Dervishaj.

Raporti i OSBE ODIHR si në çdo raport të së kaluarës, është lexuar ndryshe nga opozita dhe ndryshe nga partia në pushtet. Për PD këtë herë ishte një konfirmim i masakrës elektorale, ndërsa për PS,raporti më i mirë që ndonjëherë Shqipëria ka marrë për një proces zgjedhor, ju si ekspert si e vlerësoni?

Raporti i OSBE/ODIHR ka bërë konstatimin e atyre fakteve që prej më shumë se një viti ekzistonin si shqetësime në shoqërinë shqiptare se si do të ishin zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Shqetësime, të cilat i ka ngritur shoqëria civile që mbulon çështjet zgjedhore, disa përfaqësues të trupit diplomatik, Presidenti i Republikës, disa organizata ndërkombëtare. U duken se ishin dhe që do të shfaqeshin si fenomene negative edhe përgjatë procesit paraelektoral apo reformës zgjedhore gjatë fushatës elektorale dhe tashmë vijmë në një instalim të fakteve që unë e shikoj si shqetësues sa i takon edhe objektit që ka vetë OSBE-ja. N.q.s OSBE është organizata e gjithë pranuar nga 57 vende anëtare në të gjithë botën, për të ruajtur stabilitetin, bashkëpunimin ndërmjet vende  dhe demokracinë e vendeve brenda tyre në marrëdhënie me të drejtat dhe liritë themelore, e shoh si një raport shumë shqetësues i cili konstaton fakte edhe më të rënda se nga vitet zgjedhore të mëparshme. Tashmë jo fenomene të shpërndara në qarqe apo në vende të ndryshme ku palët politike konkurronin por të kthyera në fenomene masive.

Nuk ndihem i lumtur si qytetar i Republikës së Shqipërisë, por të gjitha shqetësimet që patën aktorët kryesor në vend, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, tashmë faktohet nga ky raport i OSBE/ ODIHR lidhur me këtë proces zgjedhor.

OSBE- çfarë është? Punon për të ndërtuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në vendet anëtare të saj në të gjithë botën në marrëdhënie me qytetarët. Për fat të keq është një kambanë alarmi për demokracinë në vendin tonë.

Shitblerja e votës mbetet ende një problem shqetësuese edhe në zgjedhjet e 2021, një pikë për të cilën raporti pati rezervat e tij dhe kërkoi që ky fenomen të ndëshkohet? Me drejtësinë e re, e konkretisht me SPAK sa do t'i shkohet deri në fund? Pra të kemi hetim të thelluar e me pas ndesh4kim të personave përgjegjës.

Jo vetëm shitblerja e votës është një nga problemet që vlerësohet nga OSBE- ja si një fenomen masiv. Kjo mënyrë e paligjshme e të konkurruar it publik për të fituar mandatin politik duhet ndëshkuar dhe nëse e gjithë pritshmëria e qytetarëve shqiptarë është që të ndëshkohet shpejt, pa vonesë. Na ka treguar historiku i ndjekjes penale të këtyre fenomeneve të zgjedhjeve pararendëse se këto hetime penale kanë zgjatur në kohë. Pra kemi hetime penale të filluara në 2016 për fakte penale të ndodhura në 2016 2017 të cilat vijnë drejt gjykimit në vitin 2020 apo 2021.

Çfarë efekti ka kjo? Do duhet që hetimet penale siç ka bërë publike dhe SPAKU, por edhe prokurori i përgjithshëm në deklaratat  e tyre publike, kanë nisur dhe do duhet të zhvillohen me ritme pak më të shpejta, do thosha unë si qytetar por edhe më të thelluara. Për të shikuar këtë fenomen. Njerëzit e përfshirë duhen vënë përpara përgjegjësisë, sepse publiku duhet të marri sinjalin që çdokush që shet apo përpiqet të blejë vullnetin e qytetarëve dhe ta transformojë atë në një mandat të pamerituar do duhet të ndëshkohet shpejt dhe njëkohësisht do duhet të humbasë edhe mandatin të cilin e ka marrë në mënyrë të padrejtë. Një çështje tjetër problematike, edhe kjo duhet ndjekur penalisht, kemi përdorimin e administratës publike apo të burimeve të ndryshme shtetërore në funksion të konkurrimit politik.

Kjo është edhe më e rëndë. Ky është edhe shqetësim i opozitës që do konkurronte në zgjedhje për arsye se pala tjetër kishte të gjitha mundësitë e fuqisë publike për ta përdorur në funksion të saj.

Ne kishim një pushtet vendor 100% konkurrim i cili përfaqëson partinë në pushtet, ashtu si kishim pushteti vendor dhe legjislativ, fakti është që përdorimi masiv ku partia e tanishme në pushtetin, i cili do duhej të ishte i ndarë, solli edhe këtë rezultat që është skanuar dhe tashmë është vërtetuar nga OSBE/ODIHR.

A ka ndikuar kjo në rezultatin zgjedhor! Patjetër që ka ndikuar. Kjo meriton veprim penal, kishim një kuadër ligjor të OSBE/ ODIHR të plotë që ndalonte përdorimin e aseteve publike. Por ODIHR konstaton (po flas në termat e OSBE/ODIHR) që ministrat gjerësisht u lanë në aktivitete, kryeministri po ashtu, kryetarët e bashkive duke inauguruar vepra publike, apo duke promovuar aktivitete publike që pushteti vendor i ka për detyrë t’i kryejë, por nuk kanë për detyrë t’i reklamojnë 4 muajt e fundit, apo  të lidhin kontrata koncesionare. A u lidhën? U lidhën, u firmosën. Kuvendi miratoi ligje që kishin impakt të gjerë publik në 4 muajt e fundit. Kryetarët e bashkive prisnin shirita. Po ashtu dhe ministrat. Të gjitha këto fenomene që përpos ndëshkimit administrativ që ndiqen nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, do duhet dhe këtu hyn në juridiksionin penal, të hetohen patjetër nga SPAK.

A kemi ndarje të pushteteve?

Vazhdoj ti qeendroj bindjes se reforma në drejtësi ishte dhe është e nevojshme të vijojë, procesi vetting ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, sistemit të drejtësisë në tërës ishte i nevojshëm Nuk mund të them se ishte për disa prokurorë i drejtë dhe për disa gjyqtarë i padrejtë, këto janë fakte që publike i bëjnë vetë aktorët ë drejtësisë.  Ata të ndëshkuar it apo ata që monitorojnë këtë proces, si Komisioni i Venecias si institucionet e Parlamentit Europian. Ishte i nevojshëm.

Pesë vite nga Reforma në Drejtësi, çfarë ka prodhuar ajo? E ka përmbushur qëllimin për të cilin u krijua? Kemi parë që shpesh herë në të janë bërë ndërhyjë, po aq disa nga institucionet që ajo prodhoi ende nuk janë përmbyllur.

Ka dhënë rezultate, por fakti është për të mos e anatemuar Reformën në Drejtësi, por për të thënë ato gjëra që tashmë nuk i them unë, por vetë organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këto organe kanë dhënë dhe po tundin kambanën e alarmit vetë se gjykatat e Apelit po kalojnë në kolaps. Se kemi çështje të mbartura prej vitit 2016. Vijmë këto fakte nga goja e kryetares së KLGJ-s nga goja e kryetarit të KLP-së të cilët në raportimin në Kuvend kanë bërë me dije se për shkak të procesit vetting  ndodhemi në një situatë ku nuk kemi gjyqtarë të shqyrtojnë çështjet e qytetarëve.

Si zgjidhet kjo sipas jush?

Çfarë kërkuan të dy organet. Kërkuan ndërhyrje ligjore,  shtim të gjyqtarëve por se si do duhet të diskutohet në shtator e mbara ndoshta do të shtrohet në Kuvend i cili është organi që monitoron në fund të ditës gjithë implementimin  e reformës në drejtësi dhe kur raportojnë institucione qeverisëse të tyre.  Do të thotë që duhet ulur ritmin i reformës në drejtësi ose vettingut dhe të disa gjyqtarë e prokurorë edhe pse ndoshta të korruptuar të vazhdojnë të mbajnë punën e tyre?

Nuk mund të mbajë sistemit gjyqtarë me problematikën sa i takon integritetit të tij qoftë personal apo pasuror. Çdo funksionar i tillë brenda sistemit të drejtësisë që e ka këtë damkë dhe vazhdon të ekzistoi duhet të largohet por pas një procesi të rregullt ligjor.

Kështu që vettingu duhet të vazhdojë sipas afateve që ka përcaktuar kushtetuta por njëkohësisht duhet të mendojnë organet KLGJ, KLP, Kuvendi se si do ta plotësojnë këtë vakum në mënyrë që sistemi i drejtësisë të kthehet tërësisht në funksionalitet dhe këtu e kam fjalën për Gjykatat e Apelit, se nëse Gjykata e Apelit sot do të funksionin 100% me të gjithë trupën ë nevojshme gjyqësore, atëherë do të kishim një fluks të rritur ndoshta dyfish të çështjeve në Gjykatën e Lartë që sot janë 35 mijë.

Dhe që prapë nuk kemi ende një trupë gjyqësore të plotë. Prandaj duhet menduar në mënyrë shumë të qetë shumë të qartë dhe shumë objektive e në mënyrë  të sinqertë që të gjithë aktorët si ata që kanë për detyrë të rregullojnë ligjin por edhe ata që kanë për detyrë të udhëheqin, të qeverisin brenda sistemit të drejtësisë. Sepse nuk mund të pranohet që nga 2016 një qytetarë ta marrë vendimin për atë që kërkon në 2021-in apo 2022-in.

Ndërkohë që kemi disa standarde, disa detyrime europiane dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, legjislacionin tonë të brendshëm në Kushtetutë edhe atë procedural penal e civil që gjykimet duhen bërë brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e paanshme dhe e caktuar me ligj.  Afati i arsyeshëm tanimë është i caktuar në të dy kodet. Kodi i procedurës penal, kodin e procedurës civile, ligjin për gjykatat administrative.

Të gjitha këto afate u shkelën dhe janë shkelur. Duhet të mendojnë organet përgjegjëse shpejt në këtë drejtim pasi do ta ngarkonte veç të tjerash që kemi mohim të të drejtave të njeriut. Unë kërkoj drejtësi dhe nuk po e marr në kohën e duhur, mund të kemi kosto për shkak të dëmshpërblimeve të kërkesave që mund të ngrihen nga palë a subjekte të ndryshme që mund ankohen.

Gjykata Kushtetuese vendosi që ligji special për Teatrin Kombëtar ishte antikushtetues, në fakt ky ligj  ishte i rrëzuar edhe më herët në parlament. Po aq GJK vendosi që TK te kalojë në pronësi të MINISTRISË së Kulturës, ajo e cila edhe e ka pasur. Por GJK nuk u shpreh nëse prishja e TK ishte e ligjshme apo e paligjshme. Cila është vlera e këtij vendimi, për aq kohë sa tanimë godina e TK është shembur? Ky vendin i GJK a duhet të shërbejë si një indicie për të nisur një hetim nga SPAK për ligjshmërinë e prishjes se TK?

Gjykat Kushtetuese e mori në shqyrtim këtë ligj duke e shpallur antikushtetues për disa parime të shkelura të kushtetutës. Të konkurrimit të lirë, por edhe të mos vlerësimit  në zbatim të parimit të shtetit të së drejtës të trashëgimisë kulturore, të vlerave të godinës së T.K vlera, të cilat ajo mbartte si kompleks.  Gjykata Kushtetuese  u shpreh njëkohësisht edhe për vendimin e kalimit të pronësisë nga ministrinë e Kulturës tek Bashkia. GjK  konstaton se sjellja e autoriteteve shtetërore, dhe këtu ka bërë me faj Kuvendin, Këshillin e ministrave, ministrinë e Kulturës,  bashkinë.

Nuk janë sjellë në mënyrën e duhur dhe nuk kanë trajtuar me seriozitet vlerat kulturore të trashëgimive që mbartte Teatri Kombëtar. E thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e saja, i cili është i gjatë, por unë do ftoja të gjithë këto palët që ishin në proces por edhe të tjerë ta lexojnë me shumë vëmendje, sepse Gj K ka korrektuar sjelljen e autoriteteve shtetërore, ka bërë nuk çdo vendim mbi teatrin kombëtar dhe ka një gjë detyruese për të gjithë,  jo vetëm nga ata që ishin palë, që të udhëhiqen nga parimet kushtetues në formimin e vullnetit të tyre për çështje me karakter kombëtar.

Sa i takon prishjes, ajo u nuk u shpreh për prishjen, GjK shprehet vetëm për kushtetutshmërinë e akteve, ndërkohë që nuk e mori fare në shqyrtim vendimin e këshillit bashkiak sa i takon shembjes së godinave dhe ndërtimin e teatrit të ri për shkak të mos formimit të kuorumit. Pra nuk e ka marrë fare në diskutim.  Është shprehur që sjellja e autoriteteve shtetërore bashkë me veprimin e shembjes, nuk është në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe nenin 3 të kushtetutës që mbron trashëgiminë kulturore kombëtare.

Tashmë institucionet kanë për detyrë të udhëhiqen, ta  lexojnë me vëmendje këtë vendim të Gj K dhe të zbatojnë atë që thatë ju, BALANCË, ndarjen dhe balancimin e  pushteteve.  Çka do të thotë ne kemi një organ tjetër kushtetueses si Kontrolli i Lartë i shtetit, i cili i ka lënë detyrë Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore rindërtimin e TK aty ku ishte, siç ishte me parametrat që kishte dhe me projekt fillestar. Me rikthimin e pronës tek Ministria e Kulturës do duhet që të rifutet në ligj sqarimi i këtij rekomandimi i cili ende më sot ngelet në detyrë të Ministrisë së Kulturës dhe të Këshillit të Ministrave. Unë nuk e di se si do mundet çdo organ tjetër të sillet ndryshe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese i dhënë në këtë formë me atë arsyetim aq të zgjeruar dhe me këto rekomandime të Kontrollit të Lartë të Shtetit ende të pazbatuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat