Një i vdekur dhe 921 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shqipëria

Një i vdekur dhe 921 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:35
Shqipëri

921 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit nga rreth 8100 testime të kryera në këtë hark kohor.

Një person ka humbur jetën, ndërkohë që numri i të shtruarve në spital është rritur me pesë persona në krahasim me një ditë më parë, duke shkuar në 96 vetë. Mes të shtruarve, Ministria e Shëndetësisë njofton se ka edhe persona 20-vjeçarë.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 290 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki:

213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921

Të shëruar në 24 orë 290

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174

Raste të shëruara 132,376

Raste Aktive 8311

Humbje jete 2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat