ISHP publikon udhëzuesin për shkollat: Këshillon mbajtjen e maskës gjatë orëve të mësimit

Shqipëria

ISHP publikon udhëzuesin për shkollat: Këshillon mbajtjen e maskës gjatë orëve të mësimit

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një ditë para nisjes së procesit mësimor shtesë,  Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin për të gjithë nxënësit dhe mësuesit në kuadër të masave të parandalimit të përhapjes së  COVID.

ISHP këshillon mbajtjen e maskës gjatë orëve të mësimit por edhe gjatë pushimeve si dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Ajo bën apel që të mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe të shmangni kontaktin e afërt me të tjerët.

-Gjithmonë mbani maskë gjatë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve

-Lani duart shpesh

-Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën ose hundën tuaj

-Shmangni kontaktin e afërt me të tjerët

-Mos lejoni që të tjerët të përdorin sendet tuaja personale

-Hapni shpesh dritaret sidomos pas mbërritjes në shkollë, gjatë pushimit të drekës dhe kohës së pastrimit

-Pastroni rregullisht tryezën tuaj me dezinfektues me bazë alkooli

-Nëse ndiheni të sëmurë-keni ethe, dhimbje fyti, kollë ose rrjedhje të hundëve, tregojini menjëherë mësuesit tuaj

-Nëse shqetësimi juaj konfirmohet mos u frikësoni; thjesht ndiqni udhëzimet e mësuesit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat