Abasadorja Kim takon ministren në largim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm drejtësinë e re

Shqipëria

Abasadorja Kim takon ministren në largim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm drejtësinë e re

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 18:04
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Etilda Gjonajn, e cila pas pak ditësh do të dorëzojë postin te Ulsi Manja, i cili do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë “Rama 3”.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e vlerëson Gjonajn për punën e saj, veçanërisht në pjesën e reformës në sistemin e drejtësisë, ku SHBA garanton se mbështetja për Shqipërinë do të vazhdojë.

“U takova @GjonajEtilda për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë” shkruan Kim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat