Policia greke shkatërron rrjetin e trafikut të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë

Shqipëria

Policia greke shkatërron rrjetin e trafikut të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

olicia greke njoftoi se ka shkatërruar një rrjet të trafikut të paligjshëm të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, me destinacion përfundimtar vende te BE-së.

Në pranga kanë përfunduar 15 persona nga Bangladeshi deh Afganistani, si dhe gjashtë shtetas, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Grupi në fjalë u ofronte emigrantëve të paligjshëm dokumenta të falsifikuara kalimi përmes Greqisë dhe vendeve të tjera europiane, në këmbim të shumave që varionin deri në 10 mijë euro.

Për të gjetur klientët, grupi përdorte aplikacione dhe rrjetet sociale, ndërsa ishte në gjendje që t’u siguronte emigrantëve kalim si nga ajri, deti dhe toka, kundrejt pagesave të ndryshme.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në 12 shtëpi dhe 6 dyqane janë konfiskuar mbi 1600 pasaporta dhe ID të personave që transportoheshin ilegalisht, një shumë parash prej 14 mijë eurosh eurosh, 42 telefona celularë, makina etj.

Policia bastisi edhe dy apartamente në qendër të Athinës ku ishin vendosur dy laboratorë, me pajisjet e nevojshme për falsifikimin e dokumentave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat