Kim takim me SPAK dhe FBI-shqiptare, mesazh të fortë politikës: Ata që dëmtuan shqiptarët do ndëshkohen!

Shqipëria

Kim takim me SPAK dhe FBI-shqiptare, mesazh të fortë politikës: Ata që dëmtuan shqiptarët do ndëshkohen!

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:52
Kim takim me SPAK dhe FBI-shqiptare

Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, ka qenë paralajmërimi i diplomates amerikane Yuri Kim ndaj ‘ujqërve’ të politikës shqiptare. 

Ambasadorja Kim ka njoftuar se 28 hetues të ‘FBI-shqiptare’ i janë bashkuar skuadrës së SPAK, për të hetuar dosjet ‘e zeza’ të politikanëve dhe jo vetëm.

Yuri Kim paralajmëron se janë dosjet e forta, ato që do të kenë përparësi, duke shprehur kështu se ish-lideri i PD, Sali Berisha dhe “koka të tjera të mëdha” do jenë të parët që do kalojnë në ‘gijotinën’ e drejtësisë. 

Ndërsa në fund të postimit të bërë në faqen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri thuhet se përgjegjësit që dëmtojnë shqiptarët duke grabitur pasuritë e tyre do të viheshin para drejtësisë.

Postimi i Ambasadës Amerikane

 | Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat