Rriten rastet e reja me koronavirus- Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Shtatë persona kanë humbur jetën

Shqipëria

Rriten rastet e reja me koronavirus- Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Shtatë persona kanë humbur jetën

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 872 raste të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të shëruar ka qenë 820.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftimin e ministrise.

SITUATA NE 24 ORET E FUNDIT

Janë kryer 5175 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 872 qytetarë, në këto bashki:

272 raste në Tiranë, nga 70 raste në Shkodër, Fier, 60 në Vlorë, 43 në Durrës, 34 në Sarandë, 33 në Elbasan, 17 në Pogradec, nga 15 raste në Kukës, Lushnje, 14 në Lezhë, nga 13 raste në Vau i Dejës, Vorë, Mallakastër, nga 12 raste në Kurbin, Korçë, 11 në Kuçovë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, nga 9 raste në Dimal, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, 8 në Gramsh, 7 në Dibër, nga 6 raste në Pukë, Tepelenë, Devoll, nga 5 raste në Shijak, Has, nga 4 raste në Kamëz, Divjakë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Këlcyrë, Cerrik, Peqin, nga 3 raste në Skrapar, Përmet, Bulqizë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Mat, Kolonjë, Poliçan, nga 1 rast në Librazhd, Memaliaj, Dropull, Klos, Rrogozhinë.

Janë 12,745 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, 1 qytetar 64 vjeç nga Durrësi, 1 qyterar 64 vjeç nga Berati.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 820 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,937 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (21 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        872

Të shëruar në 24 orë      820

Të shtruar në spitale       224

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 5175

 

Testime totale              1,160,896

Raste pozitive               164,276

Raste të shëruara           148,937

Raste Aktive                   12,745

Humbje jete                     2,594

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5422

Shkodër          1277

Durrës             1229

Fier                  1195

Vlorë               744

Lezhë              590

Elbasan           667

Berat               495

Korçë              327

Kukës              313

Gjirokastër      263

Dibër                223

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat