“Na fut në shina”/ Ministrja Kumbaro tregon vendimin që ka marrë qeveria për mbetjet në territor

Shqipëria

“Na fut në shina”/ Ministrja Kumbaro tregon vendimin që ka marrë qeveria për mbetjet në territor

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:49
Mirela Kumbaro

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur vendimin që ka marrë qeveria për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se ky vendim e fut vendin në shina dhe bën të mundur një menaxhim më të mirë sa i përket mbetjeve, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të ketë edhe një paketë trajnuese për njësitë bashkiake.

Kumbaro: Miratuam një amendim të një VKM-je ekzistuese të viti 2015 që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore nga njësitë e qeverisjes vendore. Një mirë menaxhim kërkon të dhëna të sakta dhe VKM-ja që ne miratuam sot është një riamendim i një vendimi të 2015, që saktëson metodologjinë, për të parën herë sot, me të cilën njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre, mënyrën sesi publikohen dhe standardizohen.

Situata që kemi në terren, në momentin që duam të fusim instrumente menaxhimi të mirë të kontrollit të territorit sa i përket mbetjeve ndeshet me burime informacioni kaotike, që vijnë qoftë nga njësitë e qeverisjes vendore, bashkitë, qoftë nga bizneset në terren, qoftë nga INSTAT. Është bërë një punë e mirë nga Ministria e Mjedisit në këto kohë për kryqëzimin e këtyre të dhënave dhe sidomos me propozimin e VKM-së së sotme për të unifikuar të gjitha bashkitë në territor që do na japin një tablo më të qartë. Dhe jo vetëm metodologjinë e përllogaritjes të detyrueshme për çdo bashki, por sidomos detyrimin për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Është kjo një vegël me të cilin do mundësojmë një menaxhim më të mirë të mbetjeve që nga njësia bazë vendore deri te ndërtimi, infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve në territor dhe për të plotësuar kështu rolin e Ministrisë së Mjedisit si një normues i kësaj situate.

Pastrimi i territorit nuk bëhet vetëm nga Bashkitë, Ministria e Infrastrukturës dhe as nga ajo e Mjedisit. Kjo metodologji që ne miratuam sot na fut në shina. Me hyrjen në fuqi kjo do shoqërohet me një paketë trajnimesh nga njësia vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat