Dënimi me 2 vite burg i Adriatik Llallës, ka nxitur praninë e madhe të mediave përballë shtëpisë së ish-kryeprokurorit.
Mesa duket, kjo gjë e ka acaruar bashkëshorten e Lallës, e cila me një gjest të pahijshëm në prani të fëmijëve, u ka drejtuar gazetarëve gishtin e mesit.
Kujtojmë, se sot u dha vendimi i formës së prerë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t’u mjekuar në një klinikë private.
Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.