Ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh’ nga Elbasani, Vehap Xhindolli

Shqipëria

Ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh’ nga Elbasani, Vehap Xhindolli

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 07:28
Vehap Xhindolli

Koronavirusi i merr jetën ‘Mjeshtrit të Madh të Punës’ nga Elbasani, Vehap Xhindolli. Xhindolli nuk mundi dot të fitojë betejën me Covid-19.

Mësohet se Vehap Xhindolli ishte shtruar në spital, pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij. Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten.

Xhindolli ishte nje emër i shquar i peshëngritjes, për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’. Ai jihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat