Meta vlerëson me Dekoratën ‘Nderi i Kombit’, atletin Gjergj Rulin: Kampion dhe rekordmend ndër vite

Shqipëria

Meta vlerëson me Dekoratën ‘Nderi i Kombit’, atletin Gjergj Rulin: Kampion dhe rekordmend ndër vite

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën “Nderi i Kombit” atletin e mirënjohur kampion dhe rekordmen, si dhe drejtuesin e Federatës së Atletikës Shqiptare, Gjergj Rulin. Kjo dekoratë i është dhënë Rulit me motivacionin për vlerësimin dhe rezultatet sportive të shënuara ndër vite.

Kjo ditë e dekorimit përkon edhe me ditëlindjen e Gjergj Rulit, pasi sot ai ka mbushur 60 vjeç. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi sportit të atletikës, që tu krijojmë më shumë mundësi të rinjve.

“Është momenti që, të kthejmë më shumë vëmendjen drejt atletikës, ‘Mbretëreshës së të gjitha sporteve’, që meriton një mbështetje më të madhe, pasi edhe sukseset mund të jenë më të mëdha, jo vetëm në disiplinat e saj, por në të gjitha sportet e tjera në vendin tonë. E konsideroj një privilegj që në praninë tuaj, t’i akordoj sot, Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit” zotit Gjergj Ruli, njërit prej legjendave të atletikës shqiptare. Gjergj Ruli ka qenë sportist model, Kampion dhe rekordmen i panumërt  i Shqipërisë në Atletikë.

Atlet jo vetëm i  Klubit ‘Dinamo’, por  edhe i Ekipit Kombëtar, në disiplinat, kërcim së gjati, 100m, 10 garësh dhe stafetë 4 x 100m, duke fituar gati 250 tituj dhe trofe brenda dhe jashtë vendit. Ai është fitues i medaljeve të arit dhe bronzit në aktivitete mjaft  të rëndësishme ndërkombëtare të atletikës, si dhe në kampionate ballkanike”, tha Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat