Hoxha: Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

Shqipëria

Hoxha: Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 22:30
Anlia Hoxha

Gazetarja e Top Channel ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Open se edhe fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis në vendin tonë, apo fëmijë të drejtuesve të lartë shtetërorë.

“Janë konstatuar fëmijë gjykatësish, fëmijë drejtorësh policie duke konsumuar kanabis.

Zona në Laprakë konsumohet kanabis, zona e lapidarit shërbehet drogë. Vajza të reja me ekstazi dhe kokainë. drejtësia nuk ishte aq miqësore që të arrinte ta asgjësonte dhe rehabilitonte.

Aldi Rama konstatohet si hajdut në moshën 17 vjeç, vjen na një familje me probleme. Ai nuk arriti të korrigjohej nga drejtësia. ai ashpërsoi dozën e konfliktit me ligjin. Ai u ingranua si shpërndarës droge. Këto janë një plagë që ende nuk kanë diagnozë se si të kurohen”, tha Hoxha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat