Ministrja Kushi në gjimnazin ku ndodhi ngjarja e rëndë

Shqipëria

Ministrja Kushi në gjimnazin ku ndodhi ngjarja e rëndë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:16
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me stafin e mësuesve të gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Kjo vizitë vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku u përshin dy mësuese të kësaj shkolle, të cilat konfliktin e nisur mes tyre e shndëruan në një përplasje me armë mes familjarëve.

Përmes një postimi në facebook, ministria e Arsimit bën me dije se diskutoi me zyshat problematikat që kanë nevojë për adresim në mënyrë që të lartësohet më tej dhe figura e mësuesit.

Gjithashtu ministrja u shpreh se institucioni që ajo drejton do të forcojë më tej Komisionet e Etikës dhe Disiplinës.

“Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës”, shkruan Evis Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat