Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh skemën e krimit

Shqipëria

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh skemën e krimit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:43
Klodiana Lala

Tragjedia  e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka deklaruar se dëshmia më e fortë për momentin rreth vdekjes së tyre, është ajo e asfiksisë ose helmimit nga klori në pishinë.

Lala ka theksuar se është përjashtuar si pistë helmimi nga ushqimi, sepse është kohë e shkurtër kur ata janë kontaktuar nga recepsionistja.

“Katër turistët janë  pritur në Rinas nga një guidë, dhe më pas janë akomaduar në Qerret të Kavajës. Bashkë me ta kanë qenë edhe 4 rusë të tjerë, si pjesë e grupit.

Në orën 6 e 30 të mëngjesit kanë dalë nga hoteli, kanë marrë mëngjes në hotel. Më pas kanë ndaluar për 20 min në Librazhd, nuk kanë konsumuar asgjë. Kanë lëvizur në vende të ndryshme në Maqedoni, kanë drekuar në Ohër. Rreth orës 20:00 kanë mbërritur në Qerret.

Rreth orës 20:30 kanë qenë në ambientet e pishinës, 10 minuat më pas recepsionitja i ka pyetur nëse duan gjë, por ata kanë thënë, jo pasi duam të rrimë në privaci. Rreth orës 21:30 ka hyrë recipsionistja dhe e ka gjetur Sergein në mënyrë të çrregullt.

Ndërkohë, Ekaterina ëhstë gjetur  e pazhveshur, nënë ka pasur fustan blu, nuk dihet nëse ato kanë përdorur pishinën. Pishina është hapur enkas për 4 turistët, punonjësi thotë se e ka pastruar pishinën dhe se ka hedhur sasinë e duhur të klorit.

Temperatura  e ambientit rezulton 28 gradë. Dyshimi më i fortë për momentin, dyshohet për një asfiksi, por nuk përcaktohet nga ka ardhur, elementi është helmim ose  asfiksi për klorin në pishinë.

Është kërkuar hetim për detegjentët të më të cilët pastrohen duart. Përjashtohet, pista  e helimit nga ushqimit sepse koha është e shkurtër, kur ato janë gjetur. Ata janë këputur në moment”, ka thënë Lala.

Kujtojme se katër rusët që humbën jetën janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat