Arrestohen 2 persona, njëri u kap me emigrantë të paligjshëm

Shqipëria

Arrestohen 2 persona, njëri u kap me emigrantë të paligjshëm

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, u vu në pranga një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet F.K., banues në Thumanë, Krujë, u kap , duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit francez J-B. Ch., 39 vjeç, banues në Grande Rue, Francë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të kontrollit që shërbimet e Stacionit të​ Policisë Kufitare Qafë Thanë,​ ushtruan në automjetin tip “Fiat” që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal për shtetasin S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Ersekës, u kap duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 9 m sterë dru zjarri, pa leje.

Ndërsa për 29-vjeçarin të identifikuar me inicialet A.B., banues në Korçë, filloi procedimi penal pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 1, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua një tablet i markës “Huawei”, të cilin dyshohet se e përdorte për aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat