U dhunua nga biznesmeni, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Selenicës: Më qëlloi me grusht!

Shqipëria

U dhunua nga biznesmeni, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Selenicës: Më qëlloi me grusht!

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:16
Pëllumb Binaj

Është zbardhur dëshmia e kreut të Bashkisë së Selenicës Pëllumb Binaj, i cili u dhuna nga një biznesmen në Vlorë.

Sipas Binajt, ai është takuar me biznesmenin Pellat Bonaj për të sqaruar një “ngërç”, mes tyre lidhur me lincensat e linjës së furgonave Vlorë – Sevaster.

Sipas kryebashkiakut personat që i kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin por më pas ka ardhur pronari i tyre dhe e ka dhunuar.

“Pellat Bonaj më qëlloi dhe kërcënoi, nuk pranoi të flisnim për shqetësimin! E konsideroj të dehur Licencat nuk jepen me firmën time, Pellati e ka marrë nga bashkia e Vlorës. I kam kërkuar Pellatit që të lejonte 1 nga oraret për një djalë nga Selenica”, ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku.

Pas ngjarjes biznesmeni është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Pellat Bonaj pretendon se Bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër dhe jo subjektit të tij

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat