Të shtëna me armë zjarri në Fier, qëllohet me kallashnikov një person që ndodhej brenda “Audi-t” të parkuar

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Fier, qëllohet me kallashnikov një person që ndodhej brenda “Audi-t” të parkuar

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 21:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një person është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pranë QTU në Fier.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është qëlluar brenda automjetit tip Audi, i cili qëndronte i parkuar në krah të rrugës.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat