Atentati në Fier/ Policia zbulon detaje të reja për vrasjen e 57 vjeçarit, dyshimet e para

Shqipëria

Atentati në Fier/ Policia zbulon detaje të reja për vrasjen e 57 vjeçarit, dyshimet e para

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i 57 vjeçarit Demir Backa mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Në makinën e djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh, sipas BË policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Policia sekuestroi  kamerat e sigurisë si pranë vendit të ngjarjes ashtu edhe në zonën ku u gjet e djegur makina, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Viktima e atentatit ishte edhe vëllai ish-antarit të bandës së Fierit Mariel Backa i cili është vrarë në 1997-ën. Lidhja e tij me këtë emër të njohur të policisë është edhe pista kryesore ku po mbështeten hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat