"Njihej si Nazmi fajdexhiu"/ Detaje të reja nga grabitja e 100 mijë eurove të biznesmenit

Shqipëria

"Njihej si Nazmi fajdexhiu"/ Detaje të reja nga grabitja e 100 mijë eurove të biznesmenit

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:49
Nazmi Çangu

Dalin të tjera detaje nga grabitja e banesës së biznesmenit Nazmi Çangu në trysninë e armëve dhe dhunën e 10 grabitësve. Sipas burimeve mësohet se 10 grabitësit iu paraqitën si polici dhe u futën në banëse në orët e para të ditës së dielë, duke e kërcënuar dhe prerë gishtin e vogël për shkak se nuk ia dha çelësin e kasafortës.

Mendohet se grabitësit ishin nga zona e Kurbinit apo dhe Krujës. Kjo ishte konstatuar nga e folura e tyre sipas familjarëve të biznesmenit. Madje disa prej tyre iu drejtonin me emra fëmijëve çka tregon se i njihnin dhe gjithçka ka qenë e mirëorganizuar.

Komuniteti i zonës e njeh si “Nazmi Fajdexhiu” për shkak të dhënies së shumave të parave dhe eurove me fajde, tek persona të ndryshëm. Emri i tij ka dalë dhe tek dosja e “Shullazit”.

Kjo pasi bashkëpunëtori i prokurorisë në procesin gjyqësor kundër Shullazit dhe 4 personave të tjerë, Ylvi Beqja, ka pasur një marrëdhënie fajdeje me Nazim Çangun, ku Beqja i ka marë Çangut një shumë financiare borxh.

Për këtë fakt, Nazmi Çangu, është paraqitur në gjykatë si dëshmitar i të pandehurve, duke pretenduar se Ylvi Beqja i kishte marrë sasinë e eurove dhe nuk ja kishte kthyer më.

Por Nazmi Çangu, është proceduar në vitin 2011 për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”, vepër penale që më pas është pushuar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat