Dhunuan fizikisht djalin e xhaxhait, pranga 2 personave

Shqipëria

Dhunuan fizikisht djalin e xhaxhait, pranga 2 personave

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhit të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tyre, shtetasit R. M., 28 vjeç”, njofton policia.

Ndërkaq, policia ka nisur procedimin penal ndaj një notereje, e cila dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve A.A., dhe D.A.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë) pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat