Basha jep mesazhin: Frika e pak njerëzve s’mund të pengojë një ndryshim rrënjësor

Shqipëria

Basha jep mesazhin: Frika e pak njerëzve s’mund të pengojë një ndryshim rrënjësor

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:50
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video me mesazhin për pastrimin e politikës nga të korruptuarit përmes procesit të vetingut, ku deklaron se frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Ai nënvizon në fjalën e tij se ka ardhur koha që politikanët e korruptuar të largohen nga politika, pasi e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.

Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd! Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat