U konfliktua me një person dhe dëmtoi disa pajisje në lokal, procedohet penalisht 39-vjeçari

Shqipëria

U konfliktua me një person dhe dëmtoi disa pajisje në lokal, procedohet penalisht 39-vjeçari

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Policia e Divjakës ka proceduar penalisht një 39-vjeçar, banues në Remas, pasi pas një konflikti fizik me një shtetas, ka dëmtuar disa pajisje në një lokal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin I. (E). S., 39 vjeç, banues në Remas.

Kjo për motive të dobëta, në lokalin e shtetasit S. L., pas konfliktit fizik me shtetasin F. H., 36 vjeç, ka dëmtuar disa paisje të lokalit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat