Shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës, arrestohen 2 të rinjtë, në kërkim bashkëpunëtori

Shqipëria

Shpërndanin drogë në disa zona të Tiranës, arrestohen 2 të rinjtë, në kërkim bashkëpunëtori

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit J. A, 24 vjeç, dhe E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat