Ish-deputeti tregon politikanin e parë që do të fundoset nga vettingu në politikë

Shqipëria

Ish-deputeti tregon politikanin e parë që do të fundoset nga vettingu në politikë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:03
Kuvendi i Shqipërisë

Ish-deputeti Halit Valteri u pyet nëse do e mbështeste vettingun në politikë.

Ai tha se e gjithë kjo është një lojë nga ana e kreut të PD për të larguar vëmendjen nga situata dhe foltoret e Sali Berishës.

“Vetingu në politikë është diçka që Lulzim Bashën e kap për vete. Do isha i lumtur nëse do bëhej. Do e mbështesja dhe besoj se çdo politikan i pakorruptuar do e mbështeste. I pari që largohet nga vettingu është Basha.

Por kjo është një lojë për të larguar vëmendjen nga foltoret e Berishës dhe situata në politikë sepse ai është i pari që preket nga ky vetting”, tha Valteri për MCN Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat