Presidenti Meta takohet me ministrin Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të prespektivës evropiane

Shqipëria

Presidenti Meta takohet me ministrin Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë në mbështetje të prespektivës evropiane

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Foto gjatë takimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të martë është takuar në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Kreu i shtetit shkruan se Italia është një partner strategjik i vendit tonë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës evropiane.

Sipas tij, komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali një urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Shënimi i presidentit Meta:

Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat