“Buxheti i tyre më i madh se ai i Ministrisë së Brendshme”, Hoxha nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për bosët shqiptarë të krimit

Shqipëria

“Buxheti i tyre më i madh se ai i Ministrisë së Brendshme”, Hoxha nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për bosët shqiptarë të krimit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:35
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Vetting’ ka dhënë detaje mbi aktivitetin e bosëve të krimit shqiptar që veprojnë në Dubai.

Hoxha në fjalën e tij është shprehur se këta personazhe të krimit që janë arrestuar në Dubai, ekstradimi i tyre për në vendin tonë thuajse është i pamundur pasi sipas tij nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve për të bërë një veprim të tillë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se bosët e kërkuar  ë vendin tonë është e vështirë t’i kapësh pasi ato nuk e prekin vetë mallin, por operacionet i ndjekin nga larg.

Sipas gazetarit interesi i tyre kryesor është që të jenë një hap para me informacionet që kanë të bëjnë në dëm të tyre, ndaj kanë burimet e tyre në institucionet kryesore të shtetit.

“Edhe ato që i ka kërkuar antimafia italiane ka kaluar një vit e disa muaj dhe ekstradimi i tyre nuk është bërë i mundur, pasi drejt Shqipërisë është akoma më e vështirë që të ekstradohen. Deri më tani autoritete tona janë përpjekur që të shfrytëzojnë marrëveshjen që kanë vendet anëtare të INTERPOL. Janë përpjekur që ta bëjnë përmes INTERPOL ekstradimin e tyre por është shumë e vështirë pasi bosët që ndodhen atje kanë kapur studio shumë të forta ligjore kanë paguar shuma si garanci dhe kanë vendosur në gjykatë shuma shumë të mëdha edhe disa milionë dollarë për të penguar ekstradimin e tyre. Atje aktualisht ka shumë personazhe të botës së krimit që janë të kërkuar në Shqipëri, atje gjenden në arrest në pritje të ekstradimit por ndërkohë autoritete tona po përpiqen që ta realizojnë ekstradimin kemi dhe personazhe të tjerë që janë në arrest atje por nuk ekstradohen.

Në Emiratet e Bashkuara, është e rëndësishme mos rrezikojnë përfshirjen në krimin atje dhe të drejtojnë bizneset e tyre, Bosët nuk e prekin mallin vetë ato e ndjekin operacionin shumë larg. Ne kemi grupe të kokainës që e kalojnë dhe buxhetin e ministrisë së Brendshme nga 150 milionë apo 200 milionë euro. Ato vendosën që të qëndronin larg syrit të mediave dhe të jetonin në vendin ku ato nuk ishin nën kërcënimin e policisë dhe të kundërshtarëve të tyre.

Një nga elementët që dëshmon se çfarë niveli ka një grup është investimi që bën ai për të siguruar informacion, jo vetëm për kundërshtarët por dhe ndaj autoriteteve. Ato korruptojnë brenda radhëve të policisë dhe të drejtësisë nëse për ato ka hetim, ka plan operacional, për vëzhgimin apo kapjen e anëtarëve të grupit të tyre. Rastet e fundit ka informacion që ato e dinin informacionin para veprimit të gjykatës. Ato janë të interesuar që në pozicione kyçe, në shërbimin informativ, në tatime dhe në dogana të kenë njerëzit e tyre që ti informojnë, për to i rëndësishëm është informacioni në kohën e duhur“, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat