Mediu: Rusia po mbështet Serbinë për të shkaktuar konflikte në Ballkan, Shqipëria të raportojë në NATO

Shqipëria

Mediu: Rusia po mbështet Serbinë për të shkaktuar konflikte në Ballkan, Shqipëria të raportojë në NATO

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:34
Fatmir Mediu

Zhvillimet e fundit në rajon ishin në fokus të fjalës së deputetit Fatmir Mediu në seancën plenare.

Nga foltorja e Kuvendit, Mediu tha se Moska ka një skenar të përgatitur për të mbëshetur Serbinë për të rifilluar një konflikt të dytë.

Sipas tij, Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal dhe se po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës.

Deputeti Mediu i kërkoi qeverisë që të adresojë këtë problematikë në NATO dhe të miratojë një rezolutë për njohjen e krimeve serbe në Kosovë.

Sakaq ai apeloi të gjithë palët politike në Kuvend që të jenë bashkë kur ëhstë në pyetje çështja kombëtare.

Mediu: Evropa po flasin me shqetësim çdo ditë për një skenar të përgatitur në Moskë dhe të inskenuar nga Serbia për të nisur një konflikt të dytë. Prezenca ushtarake serbo-ruse, tregojnë që po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Mbështetja me ndihma ushtarake nga ana e Rusisë për Serbinë duhet të jenë alarm i fortë. I vetmi vend që ka reaguar në Ballkan është Kroacia. Po ashtu përfaqësues të parlamentit ballkanik ngrenë shqetësimin për një konflikt në Ballkan.

Ky nivel tensioni kthehet në një kërcënim real. Nuk ka dyshim që kjo është kriza me e rrezikshme që nga viti 1995. Ndarjet në Ballkan nuk janë ekonomike dhe nuk zgjidhen duke parë aspektin ekonomik, ata janë sa fetare, historike dhe gjeopolitike. Shqiptarët kanë pasur një avantazh të madh, mbështetjen e SHBA-së. Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. Po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës. Duket se balancat kanë ndryshuar, ndaj duhet që ne të gjykojmë të gjithë së bashku për interesin tonë kombëtar. Kjo çështje duhet adresuar në NATO. Qeveria të nxjerrë një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Më kërkesën e Mediut u dakordësua edhe kryeminisri Edi Rama.

Rama: Hyn edhe çështja që ngriti zoti Mediu që të flisnim në një gjuhe. Nuk po zgjatem në këtë pikë, por nëse zoti Mediu merr një nismë për të organizuar një nismë të përbashkët të PD-së dhe të PS-së, unë garantoj që do të marr pjesë pa kërkuar as se kush do të vijë as se kush s’do të vijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat