U kapën me 114 kg kanabis, jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit në Korçë. Lihet në burg avokati

Shqipëria

U kapën me 114 kg kanabis, jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit në Korçë. Lihet në burg avokati

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës është dhënë masa e sigurisë për 4 të arrestuarit, të cilëve iu sekuestruan 114 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg”, masë e cila u pranua nga gjykata.

Joni Mosku ,Ligor Romaçka, Idriz Manej, Albion Çiko u lanë sot në arrest me burg. Ata u arrestuan ditën e shtunë, ku avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Gorica 66 kg cannabis.

Ndërsa Ligor Romaçkës ju gjet në magazinë 48 kg cannabis bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumentacion.

Ata u arrestuan si rezultat i operacionit të koduar “Restart”, ku krahas arrestimit të tyre u sekuestruan edhe 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive, 4 automjete, 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

“Falë një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë kapja e shtetasit Joni Mosku, me mjetin tip “Opel Meriva”, brenda të cilit iu gjet e fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip “Opel Meriva”, pa targa, pa dokumentacion, u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike”, njoftoi policia tre ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat