Ndihmoi shokun të arratisej pasi plagosi me armë zjarri, bie në pranga 18-vjeçari

Shqipëria

Ndihmoi shokun të arratisej pasi plagosi me armë zjarri, bie në pranga 18-vjeçari

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Ilustrim

Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar i shpallur në kërkim më parë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu akuzohet se ka ndihmuar një përson tjetër të largohej nga vendi i ngjarjes pas një plagosje me armë zjarri.

Shtetasi S. K., 18 vjeç, banues në Durrës, është në burg për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ndihmoi shtetasin L. K. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

K., 18 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ky shtetas, më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat