Ishin në lokal, mësohen detaje si u vranë dy të rinjtë, atentatorët i kanë gjurmuar dhe më pas ...

Shqipëria

Ishin në lokal, mësohen detaje si u vranë dy të rinjtë, atentatorët i kanë gjurmuar dhe më pas ...

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje nga atentati në Astir, ku ndërruan jetë dy persona. 

Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin.

Mjeti, sipas pamjeve të siguruara dhe nga Dosja.al duket se ka ecur disa metra në gjendje të lirë e më pas është përplasur me bordurën anësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat