Garë për këngën më të bukur, 700 zogj nga Italia e Rajoni në festivalin e katërt në Korçë

Shqipëria

Garë për këngën më të bukur, 700 zogj nga Italia e Rajoni në festivalin e katërt në Korçë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Për tre ditë më radhë në Korçë u mbajt festivali i katërt i Zogjve. Ornitologë nga Shqipëria, Kosova e Italia ekspozuan atje rreth 700 zogj në garë për këngën më të bukur.

Vito di Cosola nga Italia ka rreth 50 vite që rrit zogj këngëtarë.

Ai solli 40 kanarina për tu bërë pjesë për herë të dytë e festivalit të Zogjve mbajtur në Korçë.

Mbretëresha mungon sërish, Elisabeta II me dhimbje shpine, anulon pjesëmarrjen në ceremoninë përkujtimore

"Është hera e dytë që bëhem pjesë e këtij festivali.Kam sjellë mbi 40 kanarina ndërkohë që në Shqipëri kam më shumë se 200 zogj."

Rreth 700 zogj, një pjesë e madhe e sjellë nga jashtë  u ekspozuan në edicionin e katërt të festivalit të veçantë.

Më këngët dhe ngjyrat apo veçori të tjera i dhanë gjallëri sallave të “Qytezës së fëmijëve”, me synim ndërgjegjësimin sidomos tek më të vegjlit për dashuri e kujdes për zogjtë.

Korça nuk ishte zgjidhje rastësore e Federatës se Ornitologëve Shqiptarë, pasi banorë të qytetit juglindor ndër vite kanë qenë të njohur për rritjen e kanarinave.

Pas dy ditëve ekspozim, një juri e posaçme vlerësoi zogjtë fitues sipas kategorive, ndërsa dita e tretë e festivalit ishte e hapur për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat