Deputetët përplasen në Kuvend

Shqipëria

Deputetët përplasen në Kuvend

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes, Lulzim Basha

Të gjithë folën për etikën, por vetëm etikë nuk kishte në debatin ku janë përfshirë përfaqësuësit e shumicës dhe opozitës në parlament.

Vetë Lulzim Basha, Kodin e Etikës së Parlamentit, e ka cilësuar më pak të vlefshëm se sa një letër higjienike, sa kohë sipas tij në sallën e parlamentit ka të inkriminuar.

Parafolësja na tregoi një broshurë që quhet kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Pra, është pirgu i letrave që na keni vënë përpara që kur jemi futur ditën e parë, është kjo. Kjo është një bllok bosh, është dhe një dyfletësh tjetër, nuk e di se çfarë është, ky është Kodi i sjelljes së deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që është një harxhim kriminal i parave dhe taksapaguesve të OSBE-së, këtë ia kam thënë ambasadorit paraardhës dhe ia them dhe këtij të riut që ka ardhur”.

Pa vettingun në politikë asnjë një libër rregullash për kryedemokratin nuk ka vlerë, por Taulant Balla në emër të shumicës i kujton rëndësinë që ka në jetën parlamentare respektimi i rregullave të miratuara me konsensus.

Ndaj, nëse do të kishte një proporcionalitet, e para dhe kryesorja që s’mund të ikni ju dhe të na bëni ne këtu morale për kodin e sjelljes së deputetit, është të kaloni vettingun në politikë, të pastroni sallën nga kriminelët dhe politikanët me kontakte të papërshtatshme. Siç, kemi votuar të pastrojmë gjyqësorin, pastroni sallën këtu. Kjo është e para, deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos në tualetet e Kuvendit, se sa kjo këtu. Mos na e tundni këtë këtu”.

Në një tjetër debat po për etikën u përfshinë deputetët e opozitës me ministren Balluku.

Belinda Balluku: Nuk kam parë askënd nga ju, asnjërin nga ju këtu, zonja Duma me shumë respekt për të gjithë ju, kur na është drejtuar z.Gjekmarkaj dhe na ka thënë që ishim haremi i Ramës, keni fakte që jemi haremi i Ramës? Apo edhe ai ofendoi por ju nuk reaguat zonja të nderuara? Kur kryetari juaj në seancën e parë të këtij Parlamenti është kthyer me gisht dhe na ka thënë që ishim këtu si kukulla dhe kishim nga pas kriminelë dhe oligarkë. Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte dhe më çudit shumë ky reagimi sot.

Grida Duma: Po i drejtohem publikisht z.Gjekmarkaj në qoftë se e ka përdorur këtë harem, t’ju kërkojë ndjesë, publikisht, t’ju kërkojë ndjesë publikisht, në qoftë se harem është një çështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst, t’ju kërkojë ndjesë, po e them qartazi plotësisht. Në të njëjtin duel që na ftove, do çohesh dhe do thuash, ndjesë zonja Duma që Kryeministri ju përdori foton për fushatë? Do çohesh dhe do thuash se je vonë, ka ndodhur në Prill apo më përpara. Pse s’u çuat juve se dhe unë ju respektoj.

“Kampioni” i shkeljes së etikës në pjësën e parë të seancës ku vetëm për buxhetin nuk u fol, u duk deputeti Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj: Po zonja kryetare (Dikush ngrihet e flet nga vendi), ulu more ç’a e ke atë zë si kukull. Dua t’i shpjegoj zonjës ministre që sigurisht që e kam pasur si koncept politik, është hasur që në Epin e Giglameshit, tek Odisea etj. Jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë të afiniteve erotike të sulltanëve dhe seksuale të sulltanëve, por si koncept politik. (Balluku ndërhyn nga vendi, Gjekmarkaj ngre zërin) Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujtdo me atë ton mos më fol mua. (Ndërhyn Erion Braçe nga vendi) Pusho more ti derrkuc.

Belinda Balluku: Sot po thoni që është gjë normale, metaforë normale. Nëse është normale, do keni një grua në familje, në mos vajzë, grua, nënë. Por nëse për ju kjo është normale në familjen tuaj ne e pranojmë me kënaqësi këtë gjë.

Por ofendimet u dukën një shkelje e lehtë e etikës, kur deputeti Salianji dhe Braçe rrezikuan të shkonin në përplasje fizikë.

Ervin Salianji: Në përgjimet e prokurorisë italianë, të dali dhe të flasë, se paska ikur, në përgjimet e fundit të prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin. Për ty për ty e kam ( i referohet Erjon Braçes), hajde, a je ti zv/Kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del…

Erjon Braçe ndërhyn nga vendi…

Ervin Salianji: O ti çohu në këmbë. Shiko, mos m’u drejtohu mua si kështu, o kone, kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta.

Pas rifillimit të seancës, Braçe sqaroi së në Tetor të këtij viti, në kohën kur janë bërë përgjimet e Antimafias italiane ai nuk ka qenë zëvendësKryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat